Një person është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë, pasi që i njëjti ka rrënuar një pjesë të një objekti të mbrojtur të trashëgimisë kulturore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nexhip Dragaj“, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


























