Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Fushë Kosovë, nën dyshimin për “përgaditje të veprës penale vrasje, prezantim i rremë si person zyrtar dhe mashtrim”.
Bëhet e ditur gjithashtu se policia ka bastisur banesën e tij, ku ka sekuestruar dokumente të ndryshme.
“PËRGADITJE E VEPRËS PENALE VRASJE & PREZANTIM I REMË SI PERSON ZYRTAR & MASHTRIM – Fushë Kosovë / 03.04.2024 – NN. Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.