I dyshuari, në mungesë të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve 50 euro që ta lejonin të kalonte.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Ukrainës, pasi që i njëjti në hyrje të Kosovës, në kontroll të dokumenteve u ka ofruar zyrtarëve policorë 50 euro me qëllim që t’i lejohet kalimi, pasi që i njëjti nuk posedonte dokumente të nevojshme për të kaluar transit me veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.