Një shtetase ruse është arrestuar në pikën kufitare të Merdares, pasi e njëjta ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor që ta lejojë të hyjë pa vizë.
Policia bën të ditur se e dyshuara në fjalë është dërguar në mbajtje.
“PKK Merdarë, Podujevë 17.01.2025 – 18:10. Është arrestuar e dyshuara femër ruse shtetase e Rusisë, pasi që u kishte ofruar 50€ ryshfet zyrtarit policor që t’ia mundëson hyrjen në Republikën Kosovës pa vizë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.