Bukuroshja Arta Elezaj është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, shpesh me paraqitje provokuese të cilat ngacmojnë imagjinatën e fansave.
Javë më parë, bukuroshja me prejardhje nga Klina kishte publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar gjatë pushimeve të fillim vitit në Dubai.
Ajo dukej mjaft elegante e veshur me një këmishë të zezë me material sateni, të kombinuar me një palë xhinse të shkurtra.
Këtë dukje, Elezaj e kishte kombinuar me një numër të madh bizhuterish, të cilat kapin shifra të larta çmimesh.
Faqja “Shqip Cloced” në Instagram ka deshifruar shifrat përkatëse të secilës veshje he stoli të bukuroshes, të cilat në totalin kapin shifrën e mbi 147 mijë eurove.