Regjisori Sokol Plakolli e ka filluar një grevë urie para Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS). Por bashkë me të, është parë të jetë ulur edhe vetë Ministri Hajrullah Çeku, raporton Kosova Post.
Çeku është fotografuar para pak orësh përpara ministrisë, ku edhe e ka filluar grevën Plakolli.
Për këtë ka njoftuar vetë Plakolli:
Nga 5 greva sa kam realizuar deri tani Ministri Hajrulla Çeku është i pari dhe i vetmi ministër i cili në orët e para vizitoi grevën e cila filloj sot nga ora 9.00.
Në rrethana të grevës diskutuam bashkërisht disa nga specifikat e problematikave të teatrit me theks të veçantë sllavizimin e TKK së dhe anulimin, shtyrjen më shumë se 3 herë të pozitës së udhëheqësit Artistik në TKK. Pozitë kjo e cila nga 2019 – ta mbahet e hapur.