Asamblistët shqiptarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Emir Azemi dhe Aida Doli, kanë kërkuar nga asamblistët e komunitetit serb që të mos politizojnë asgjë në mbledhjen solemne për betimin e kryetarit të ri të kësaj komune.
Ata theksuan se nuk frikësohen, por që janë në këtë mbledhje për t’u betuar dhe për ta konstituuar Kuvendin Komunal, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka nevojë kurrgjë me politizu, kemi ardh me u betu në mbledhje solemne, të kryhet kjo procedurë, të respektohet ligji dhe rendi”, tha Emin Azemi.
“Ne jemi në qytetin e veriut të Mitrovicës, jemi përzgjedhur nga qytetarët e Kosovës. Jemi këtu për të konstituuar Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, sa i përket policëve, ne nuk frikësohemi e as nuk po shohim ndonjë polic në sallë”, tha nga ana tjetër asamblistja shqiptare.


























