Asamblisti i Vetëvendosjes në Prizren, Selman Sokoli, reagon ndaj thirrjeve të opozitës për hetim parlamentar për ‘gjoja’ kontratat njëburimore të qeverisë, me theks ndaj zërave të PDK-së, ndërsa kujton se kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka hiq më pak se 15 kontrata njëburimore, përcjell Kosova Post.
Asamblisti Sokoli, duke iu drejtuar Abelard Tahirit, i përmend kështu disa kontrata njëburimore të kryetari Totaj, me theks “kontratën për rrethoja, kontratë për shkallë të stadiumit dhe kontratë për fushën sportive”
Për më tepër Sokoli pyet “ A nuk do duhej të ishte një tender dhe të kryhej puna njëherë e mirë!?”
Postimi i Plotë i asamblistit Sokoli në Facebook:
Shaqir Totaj i ka 15 kontrata një burimore vetëm gjatë vitit 2023.
AbelardË!? 😉
Ps: më bëri përshtypje: kontratë për rrethoja, kontratë për shkallë të stadiumit dhe kontratë për fushën sportive. A nuk do duhej të ishte një tender dhe të kryhej puna njëherë e mirë!?
©️ Selman Sokoli – Asambleist i LVV-së në Prizren./Kosova Post/