Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar qeverisjen komunale të kryetarit Përparim Rama.
Ai në reagimin e tij, ka shkruar se pakënaqësia është e përgjithshme dhe vjen nga çdo drejtim,
“A e preku Prishtina fundin? Nuk mbaj mend që ndonjëherë në Prishtinë të ketë pasur një konsensus kaq të madh mbi dështimin e qeverisjes komunale. Pakënaqësia është e përgjithshme dhe vjen nga çdo drejtim”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar se “Të majtë e të djathtë, të rinj e pensionistë, shërbyes publik e punonjës të sektorit privat, sportistë e artistë, studentë e intelektualë – të gjithë pajtohen: Prishtina kurrë s’ka qenë më keq”./Telegrafi/