Do të jenë në dispozicion libra të përdorur në shqip dhe në gjuhë të tjera, ndërsa botimet e “Pika pa sipërfaqe” do të ofrohen me zbritje. Gjatë ditës së shtunë, do të ekspozohen gjithashtu 50 libra të rrallë (botime para vitit 1945) që trajtojnë historinë e Shqipërisë.
Panairi mbahet me 21 dhe 22 mars nga ora 10:00 deri në 20:00.