Insitucioni më i lartë i shkencës dhe dijes në Republikën e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka mbajtur sot kuvendin e saj të rregulltë, nga ku edhe ka zgjedhur përbërjen e kryesisë së saj të re, transmeton Kosova Post.
1. Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
2. Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
3. Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor
Po ashtu me anë të një komunikate bëhet e ditur se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
1. Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
2. Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
3. Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës
Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.