Fisnik Asllani ka thënë se Kombëtarja e Kosovës është e gatshme dhe e motivuar për të siguruar tri pikë të tjera ndaj Qipros.
Pas fitores ndaj Lituanisë, Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të dielën stërvitjen e parë në përgatitje për përballjen e radhës.
“Besoj që ndeshjen e ardhshme do t’i marrim prapë tri pikë. Do të jetë një ndeshje e mirë, sepse i kemi edhe ‘Dardanët’ pas vetes, gjë që besoj se do të na ndihmojë gjatë ndeshjes. Do ta japim maksimumin”, ka thënë Asllani./rtk