Zëvendës kryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka dhënë një intervistë në “Ora News” ku ka falur mbi debatin politik mbi çështjen e përdorimit të Gjuhës Shqipe, si dhe shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit i ish-zv.kryeministrit të mëparshëm shqiptar Artan Grubi.
“Kjo është detyrë e organeve të rendit për të zbuluar se ku ndodhet ai aktualisht.
Ajo që dihet është se ndaj tij janë ngritur akuzat për shpërdorim detyre dhe korrupsion”, u shpreh ndër të tjera, Mexhiti.
INTERVISTA
Ku është z. Grubi dhe a prisni të kthehet?
Mendoj se është detyrë e organeve të rendit, ata do të bëjnë dhe padi ndërkombëtare përmes INTERPOLIT.
Sipas informatave, nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri. Por s’është kjo e rëndësishme, por me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë e tij dhe ndaj ai ka ikur nga vendi.
Mendoj se sot, nesër, apo pasnesër ai një ditë do të ballafaqohet me drejtësinë.


























