Policia e Kosovës, njofton se nuk ka asnjë person të lënduar nga zjarri i shkaktuar në një objekt në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë.
Për lajmi.net., zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti bënë të ditur se më rastin është duke u marrë policia.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në bodrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.