Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

    ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

    Mungesa e infrastrukturës rezulton me bllokim të kanalizimeve në Drenas

    Mungesa e infrastrukturës rezulton me bllokim të kanalizimeve në Drenas

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Nafta më lirë sot në Kosovë, rënie e lehtë e çmimeve

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Deklarim i rremë në Leposaviq, vajza e mitur rezulton se kishte sulmuar personin tjetër dhe jo e kundërta

    SHBA dhe Irani nuk arrijnë marrëveshje pas bisedimeve historike

    SHBA dhe Irani nuk arrijnë marrëveshje pas bisedimeve historike

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje të inflacionit: 6.7% për një vit, 1.5% vetëm nga muaj i kaluar

    Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje të inflacionit: 6.7% për një vit, 1.5% vetëm nga muaj i kaluar

    Kurti bashkë me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrimin e babait të presidentes

    Kurti bashkë me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrimin e babait të presidentes

    Sinjale pozitive nga Islambadi, zyrtarët e SHBA takohen me iranianët, raundi i parë zgjat më pak se dy orë

    Sinjale pozitive nga Islambadi, zyrtarët e SHBA takohen me iranianët, raundi i parë zgjat më pak se dy orë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Asociacioni është bombë me sahat, recetë për mosmarrëveshje”

03 Janar 2023, 20:59
në Lajme
“Asociacioni është bombë me sahat, recetë për mosmarrëveshje”
Share on FacebookShare on Twitter

Për Janusz Bugajskin, gazetrin dhe njohësin e dinamikave në Ballkanin Perëndimor, me përvojë shumëvjeçare si konsulent për çështje të Evropës Lindore në organizata të ndryshme amerikane dhe agjenci qeveritare, përshirë USAID e Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është e qartë se Administrata e re Amerikane në krye me, Joe Biden, nuk është aq sa duhej të ishte e angazhuar në Ballkanin Perëndimor.

“Fatkeqësisht, administrata Biden nuk është mjaft e angazhuar në rajon dhe ndoshta nuk e kupton plotësisht se mund të rrëshqasë sërish drejt konfliktit të armatosur nëse i lihet BE-së për ta menaxhuar”, ka thënë Bugajski në një intervistë ekskluzive për Albanian Post.

Në vizitën e tij të fundit në Kosovë, i deleguari special i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esocbar, pati një kërkesë të qartë – Kosova duhet të nis në mënyrë imidiate bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë ai dha garanci amerikane se Asociacioni assesi nuk do të jetë një Republika Srpska, siç i druhet skena politike kosovare.

Prandaj autori i më shumë se 20 librave dhe anëtari i Lartë në Fondacionin Jamestown, Bugajski, shtjellon më tej për Albanian Post se çdo organ administrativ me bazë etnike ose fetare brenda Kosovës është një ‘recetë’ për mosmarrëveshje, sidomos një ‘vrimë’ ku mund të futet ndikimi malinjë i Rusisë përmes Serbisë.

“BE-ja dhe SHBA-ja do të ishin ‘të marrë’ të vendosnin një tjetër bombë me sahat në Kosovë pas gabimit që bënë duke krijuar entitete me bazë etnike në Bosnje-Hercegovinë”, shton më tej ai.

Më 18 shtator Albanian Post publikoi pjesërisht dokumentin i cili përmban kornizën e re franko-gjermane, i cili më vonë u pagëzua si propozim i BE-së. Ndërsa më 12 nëntor Albanian Post publikoi dokumentin në fjalë në tërësi, ku të përfshirë ishin 9 nene.

Sipas kornizës së re të dialogut, në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht.

Megjithatë për Bugajskin, plani franko-gjerman, është shumë i kufizuar për të siguruar normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke.

Intervista e plotë e Janusz Bugajski për Albanian Post:

Albanian Post: Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të re shumë më dinamike pas propozimit franko-gjerman, a keni parë ju propozimin në fjalë? A mendoni se një plan i tillë mund të zgjidh kontestin në mes të dy vendeve?

Janusz Bugajski: Propozimi franko-gjerman i përditësuar, por i pazbuluar do të ketë kilometrazh të kufizuar nëse nuk shoqërohet me orare, stimuj dhe mekanizma zbatues për njohjen e ndërsjellë ndërshtetërore. Fakti që propozimi nuk është bërë publik ka krijuar edhe më shumë probleme që secila palë të interpretojë përmbajtjen e saj në mënyra të ndryshme dhe të mos jetë dakord për qëllimet e saj. Në versionin që kam parë, propozimi është shumë i kufizuar për të siguruar “normalizimin” përmes njohjes reciproke dhe mbetet shumë i paqartë për shtetësinë e Kosovës dhe rëndësinë e saj për sigurinë rajonale dhe zhvillimin ekonomik.

Albanian Post: Veriu i Kosovës muajve të fundit është shndërruar në një arenë ku Kosova dhe Serbia po peshojnë forcat e tyre. Sipas jush cili do të ishte zgjidhja më ideale për këtë pjesë të vendit rrjedhimisht për komunitetin serb në Kosovë, krijimi i Asociacionit apo korrigjimi i kufijve, dhe pse?

Janusz Bugajski: Kosova duhet të fokusohet në decentralizimin dhe vendimmarrjen lokale për të menaxhuar çështjet komunale. Plus, grupi i plotë i të drejtave kolektive etnike në gjuhë, arsim, kulturë, simbolikë dhe rituale fetare është i rëndësishëm për serbët dhe kombësitë e tjera në Kosovë. Megjithatë, krijimi i çdo organi administrativ me bazë etnike ose fetare brenda vendit është një “recetë” për mosmarrëveshje, konflikte dhe manipulime të huaja nga Serbia dhe Rusia. BE-ja dhe SHBA-ja do të ishin të marrë të vendosnin një tjetër bombë me sahat në Kosovë pas gabimit që bënë duke krijuar entitete me bazë etnike në Bosnje-Hercegovinë.

Albanian Post: Partitë opozitare në Kosovë po nënvizojnë faktin se pa pjesëmarrjen direkte të SHBA-ve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, çështja ndërmjet dy vendeve nuk mund të ketë epilog. Në këtë kontekst si e shihni ju rolin e BE-së në raport me dialogun dhe a mendoni se duhet të ketë një përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-ve në këtë proces?

Janusz Bugajski: BE-ja shpenzon shumicën e kohës duke u përpjekur të qetësojë konfliktet e krijuara nga Beogradi. Vuçiç ka mësuar se si ta manipulojë BE-në në avantazhin e tij duke e larguar vëmendjen nga problemi thelbësor – mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia. Ai e portretizon Prishtinën si fajtore dhe manipulon zbutjen diplomatike të BE-së ndaj Beogradit. Fatkeqësisht, administrata Biden nuk është mjaft e angazhuar në rajon dhe ndoshta nuk e kupton plotësisht se mund të rrëshqasë sërish drejt konfliktit të armatosur nëse i lihet BE-së për ta menaxhuar. Për fat të mirë, prania e NATO-s do të sigurojë që Serbia të mos ketë sukses në asnjë konfrontim ushtarak. Megjithatë, pa angazhimin e plotë të Uashingtonit në nxitjen e njohjes reciproke, nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare.

Albanian Post: Si e shini ju rolin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. A ka forcë ajo ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor ndërsa po lufton në Ukrainë, nëse po si mund ta bëjë një gjë të tillë?

Janusz Bugajski: Moska nuk ka nevojë të angazhojë ushtrinë e saj në Ballkanin Perëndimor, sepse në fakt Serbia shërben si përfaqësues i saj. Për Kremlinin ky është një operacion me kosto të ulët për të destabilizuar rajonin duke shtyrë Beogradin dhe Banja Lukën në konflikte të reja në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi. Vuçiç dhe Putin kanë një marrëdhënie simbiotike ku Putini e ndihmon Vuçiç’in të shtyjë për një pan-Serbi, ndërsa Vuçiç ndihmon Putinin të depërtojë në rajon dhe të krijojë probleme për NATO-n dhe BE-në. Paqëndrueshmëria në Ballkan i mundëson Moskës të pretendojë se BE-ja dhe NATO-ja nuk mund të zgjidhin ose parandalojnë konfliktet, ai potencialisht ndan përgjigjet perëndimore dhe i jep Moskës një kartë ballkanike në luftën e saj më të gjerë me Perëndimin. Moska duhet të çarmatoset në Ballkan duke kufizuar ose eliminuar praninë e saj shkatërruese – në fushën e energjisë, ekonominë lokale, mediat dhe rrjetet sociale. Në këtë, SHBA mund të luajë një rol shumë më të spikatur dhe efektiv krahas BE-së

Albanian Post: Si po e shihni ju qasjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në raport me dialogun Kosovë-Serbi, cila është këshilla juaj për Kurtin në raport me këtë proces?

Janusz Bugajski: Kryeministri duhet të qëndrojë konsistent në strategjinë e tij ndaj Serbisë. Njohja reciproke nënkupton reciprocitet të plotë në të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore dhe përfaqësim të barabartë në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Këshilla ime do të ishte t’i përmbahet parimeve kryesore dhe të përsërit vazhdimisht objektivat kyçe, por edhe te qëndroj fleksibil në taktikat e përditshme. Prishtina gjithashtu duhet të jetë më e zëshme në shpjegimin se si Rusia po saboton rajonin dhe po përdor lidhjet e saj të ngushta me qeverinë në Beograd dhe institucionet e tjera serbe. /Albanianpost.com

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

ShBA citon “vija të kuqe”, por Irani thotë se kërkesat janë të ‘tepruara’

1 orë më parë
Arabia Saudite rikthen tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

Arabia Saudite rikthen tubacionin kryesor të naftës pas sulmeve

1 orë më parë
Mungesa e infrastrukturës rezulton me bllokim të kanalizimeve në Drenas

Mungesa e infrastrukturës rezulton me bllokim të kanalizimeve në Drenas

3 orë më parë
MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

Nafta më lirë sot në Kosovë, rënie e lehtë e çmimeve

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH