Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes llogarisë së tij në rrjetin social, ka bërë të ditur se motoja e cila do të jehojë në emër të gjeneratës 2025 të FSK-së do të jetë “Të paepur, të pafrikë”, transmeton Kosova Post.
Teksa ka ururar gjeneratën e re për suksese në rrugëtimin e tyre, ministri poashtu ka thënë se gjenarta janë të denjë për t’u thirrur me këtë moto.
“ “Të paepur, të pafrikë” Kjo është motoja që tani e tutje do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025. Kadetë të Gjeneratës 2025, ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur. Suksese në rrugëtimin tuaj të lavdishëm!”, ka shkruar Mehaj.