Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sot do t’i mbushte 34 vjet. Tanimë i ndjeri, Dehari, ishte lindur më 26 shkurt 1990, njofton Kosova Post.
Ai sot ka ditëlindjen.
Dehari ka vdekur në rrethana ende të panjohura në burg të Prizrenit, më 5 dhjetor 2016.
Ai së bashku me gjashtë të akuzuar të tjerë për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, u arrestuan në gusht të 2016-s.
Por ai gjeti vdekjen brenda qelisë së tij.
Dejona Mihali, aktivistja dhe koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, e ka kujtuar Deharin në ditëlindjen e tij.
Ja postimi i saj i plotë!
Sot do të festonim 34 vjetorin me shokët!
Pak në lëvizje, pak me kolegët, me familjen, me shokët. Se Astriti ishte i të gjithëve.
Dhe ditëlindja e tij bëhej festë për të gëzuar të gjithë të tjerët.
Gëzuar shok i përjetshëm! 26 shkurt 1990.