Kryetari I Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq njofton se i kanë larguar grilat që e rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Kryetari, thekson tutje se me këtë veprim kanë treguar se nuk do të ketë barriera në mes të atyre që u shërbejnë qytetarëve dhe vet qytetarëve.
“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, shprehet Atiq.