Atletico Madrid është prapë në ndjekjen e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, për një transferim të mundshëm te skuadra e kryeqytetit spanjoll.
Trajneri Diego Simeone ia ka vënë syrin tash e sa kohë shqiptarit që për momentin luan në Napoli, raporton Calciomercato.
Hysaj mund të kalojë te Atletico Madrid gratis, për shkak se kontrata e tij skadon në qershor.
Elseid Hysaj ka në total 25 paraqitje për Napolin këtë sezon dhe ka plot 1 mijë e 827 minuta të luajtura për skuadrën napolitane.