Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bëri të ditur se në takimin e radhës ka miratuar raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.
Anëtarët e KGJK-së në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.
Gjithashtu bëhet e ditur se mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025.