Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Lushtaku: Albin Kurti e ka vendin në burg, ai nuk po shmanget rastësisht nga Prokuroria e Kosovës

    ​“Rruga 2030” hap diskutimin për investimet dhe zhvillimin përmes Prishtina 2030

    Trump: I kërkova Zelenskyt të mos sulmojë rafineritë ruse

    VV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

    Kurti: Besojmë që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë

    Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit

    Ambasada Amerikane me reagim për paralajmërimet për demonstrata më 16 shtator

    Një komb pret një vendim: Pafajësinë e çlirimtarëve!

    Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

    Sot mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re

    PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për k*rime lufte në Kosovë

26 Dhjetor 2024, 11:22
në Lajme
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për k*rime lufte në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999 në fshatrat e Komunës së Shtimes. Ky gjykim është zhvilluar në mungesë.

Aktgjykimi ndaj Aksiqit u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani- Hajra.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Aksiq është fajtor për veprën penale që i vihet në barrë dhe dënohet me 15 vjet burgim, i cili dënim ekzekutohet kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë, transmeton Betimi për Drejtësi.

I akuzuari obligohet të paguajë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin e viktimave të krimit, ndërsa palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi.

Ndryshe, më 20 nëntor 2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë kishte nisur gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i akuzuar për krime lufte. Gjykimi në mungesë parashihet me Kodin e Ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Çedomir Aksiq, i cili akuzohej për krime lufte në Komunën e Shtimes, konkretisht në fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. Ai ngarkohet se prej periudhës janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup njerëzish kriminal të uniformuar, kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integriteti trupor ose shëndetit dhe frikës ndaj popullatës civile.

Në aktakuzë, thuhet se në pikën e quajtur “Kodra e Gështenjave” vend midis fshatrave Reçak, Mulapolc dhe Petrovë, së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishin urdhëruar dëbimin  e banorëve të lagjes, e më pas së bashku me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, ua kanë djegur shtëpitë të dëmtuarve, duke shkaktuar dëm moral dhe material deri në 300 mijë euro.

Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Aksiq thuhet se tani të ndjerin Halil Hysenaj e kishe ekzekutuar me një pushkë 10-she, ku familja e të ndjerit paraprakisht ishin ndalur nga i akuzuari Aksiq, ku më pas të njëjtit kishin gjetur trupin e të ndjerit pa shenja jete. Kurse në fshatin Reçak, thuhet se Aksiq kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës.

Fillimisht, thuhet se Aksiq në bashkëkryerje me forcat tjera serbe, kishin gjuajtur në drejtim të Hajriz Brahimit, derisa ky i fundi ishte duke ikur nga shtëpia e tij në drejtim të malit, dhe pas Hajriz Muratit, Aksiq thuhet të ketë shtënë pastaj edhe në drejtim të Hakin Muratit, Sabri Muratit dhe Arif Muratit. Tutje, në prezencë të gruas (së viktimës), thuhet se Aksiq kishte vrarë dhe personin me emrin Ahmet Mustafa dhe derisa po largohej nga shtëpia e tani të ndjerit Mustafa, me forcat serbe thuhet të kenë shtënë edhe në drejtim të Sadik Mujotës, Hanumshahe Mujotës, Skender Halitit dhe Mehmet Mustafës.

Dëshmitarë të rastit janë renditur: Ruzhdi Jashari, Sadri Jashari, Bashkim Rizau, Shukrije Hysenaj, Agim Hysenaj, Hajdin Hysenaj, Blerim Hysenaj, Hyzer Hysenaj, Njazi Mujota, Tefik Halili dhe Avdullah Krasniqi.

Me këto veprime, Aksiq akuzohej se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e ndëshkuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e dënueshme edhe sipas Konventës së Gjenevës si “Krim lufte” në shkelje të rëndë të nenit 3 të kësaj konvente dhe nenit 4. protokolit 2 të datës 8 qeshor 1977 dhe aktualisht e ndëshkueshme sipas nenit 146 dhe 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se procesi gjyqësor ndaj Aksiq u zhvillua në mungesë, pasi që Prokuroria dhe Gjykata kanë shtjerrë të gjitha mundësitë për sigurimin e prezencës së tij në gjykim. /BetimipërDrejtësi/

Etiketat: Çedomir AksiqGjykata Themelore në PrishtinëVioleta Namani- Hajra.
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti falënderon qytetarët për durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen

Prokuroria konfirmon: Kurti nuk është paraqitur në Prokurori

2 vjet më parë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, njëri i a*kuzuar d*ënohet me 3 vite b*urgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite b*urgim

Andi Pajaziti lirohet nga akuza për v*rasjen në ‘Bon Vivant’, d*ënohet me dy vjet b*urgim për armëmbajtje pa leje

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Ilir Abdullahut, i akuzuar për vrasjen e Triumf Rizës

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH