Koalicioni saudit bombardoi zonat përreth një spitali në provincën Sanaa ndërsa vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Jemen.
Kanali i lajmeve Al-Masira raportoi të enjten në mëngjes se sulmi i avionëtve luftarakë sauditë në zonat përreth spitalit 48 në jug të Sanaa, kryeqyteti i Jemenit, tmerroi pacientët.
Sulmi dëmtoi Spitalin 48 dhe plagosi katër punonjës të spitalit.
Gjithashtu, dy civilë u vranë pasi avionët luftarakë sauditë sulmuan fshatin Beit Shoaib në qytetin Al-Jarahi në provincën al-Hudaidah.
Ditët e fundit, sulmet ajrore të koalicionit saudit në pjesë të ndryshme të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana, janë shtuar dhe deri më tani janë vrarë me dhjetëra civilë.
Lufta e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen deri më tani ka vrarë dhe plagosur me qindra mijëra jemenas dhe ka zhvendosur 4 milionë të tjerë.
Agresioni ushtarak saudit ka shkatërruar gjithashtu më shumë se 85% të infrastrukturës së Jemenit, duke e lënë vendin në mungesë të madhe të ushqimit dhe ilaçeve.