Dy avionë me pacientë që vuajnë nga kanceri dhe shoqëruesit e tyre që u evakuuan nga Gaza, kanë mbërritur në Türkiye, raporton Anadolu.
Avionët që u nisën nga aeroporti Al-Arish të Egjiptit, ateruan mbrëmë në aeroportin Esenboga në Ankara.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca është kthyer në Ankara nga Egjipti së bashku me pacientët, pas takimeve të shumta që ka zhvilluar në Egjipt me qëllim të ofrimit të ndihmës mjekësore për Gazën dhe transferimit të pacientëve dhe të plagosurve në Türkiye.
Pacientët, të cilët u evakuuan nga Gaza, fillimisht u sollën në aeroportin Al-Arish me ambulancë dhe më pas u vendosën në avionët e zyrës së presidentit turk dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe më pas u nisën për në Türkiye.
Avionët me pacientë në kryeqytetin turk Ankara janë pritur nga ekipet mjekësore.
Trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në spitalin e qytetit Bilkent.