Ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për raportet e brishta të Kosovës me partnerin e saj kryesor perëndimor, ShBA-në ka fajësuar diplomacinë serbe dhe ruse për ndikime e dezinformata tek aleatët ndërkombëtarët.
Bahtiri në Politiko u shpreh optimist në gjetjen e një kompromisi të qeverisë së Kosovës për de-përshkallëzim të tensioneve në veri të Kosovës, transmeton Gazeta10.
“Ne i respketojmë miqtë deri në pafundësi, pasi që njeriu pa miqë e pa shokë s’ka të ardhme. Por, edhe me miqë duhet me bisedu shtruar, qartë. Dihet se Serbia e ka bërë një punë të pandershme në aspektin e paraqitjes së Policisë të premtën, kur iu ndihmuan atyre për t;i plotësuar kushtet për tu futur në zyrat komunale. Serbia bashkë me Rusinë e kanë bërë një pjesë të dezinformimit ndërkombëtarë me krejt çka kanë pasur mundësi.”, tha Bahtiri në Politiko.
“Unë po shpresoj se ne do të dalim prej kësaj situate duke gjetur një kompromis që ia vlenë. Unë jam shumë i bindur që kryeministri është duke e mbështetur fuqishëm pjesën ligjore të Kushtetutës së Kosovës, dhe si i tillë s’mund të dal jashtë saj. Ne po mundohemi që brenda kësaj ta gjejmë një rrugë. Escobar e Lajçak janë të interesuar për pikën 4 dhe 10 të marrëveshjes.”, deklaroi tutje Bahtiri.