Labinot Balaj, opinionisti në Rubikon, ka thënë se LDK-ja, me deklarimet se “qytetari na ka treguar vendin”, po e demonstron njëfarë fataliteti.
Për më tepër, ai thotë se kjo çka po deklaron LDK-ja, nuk është “gjenuine”.
“Për sa i përket formimit të qeverisë nga opozita, mendoj që LDK-ja kur po insiston me sintagmën se qytetari na ka treguar vendin, po e çon njëfarë mesazhi që po demonstron njëfarë fataliteti. Nuk po besoj se është ‘gjenuine’ kjo kur po thotë se qytetari na ka treguar vendin. Me faktin se kur po insistojnë te posti i kryeministrit, kjo i demanton ata se e kanë me të vërtetë respektimin e vullnetit të qytetarëve”, deklaroi Balaj.
Ai tha se kushti i vendosur nga LDK-ja, pra për marrjen e postit të kryeministrit, e bën atë të kuptojë se ata po abstenojnë nga përgjegjësia, pra “nuk janë të interesuar të marrin përgjegjësi”.
Ndërkaq, për çështjen e raporteve mes Qeverisë Kurti dhe ShBA-së, ai tha se qeveria e fundit, raportin me Amerikën e ka konceptuar më shumë në terma ushtarakë.
“Unë besoj që kjo qeveri e ka pasur sinqerisht kur ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-në sepse ashtu i koncepton marrëdhëniet, sepse ka aluduar te marrëveshjen për blerjen e sistemit të armatimit. Kështu e koncepton kjo qeveri marrëdhënien, më shumë në terma ushtarakë”.