Në edicionin e sontëm të Rubikonit në Klan Kosova të titulluar “Skandale të Qeverisë Kurti apo fushatë zgjedhore e opozitës?”, u diskutuan temat që së fundmi bënë bujë në opinionin publik, e ku si protagonistë kryesorë janë ministra të Qeverisë Kurti, gjegjësisht ajo e Arsimit Arbërie Nagavci dhe ai i Bujqësisë, Faton Peci.
Analisti politik Labinot Balaj, tha se opozita dhe agjentët e saj po tentojnë ta damkosin këtë qeveri e ta lidhin me korrupsion.
“Dorën në zemër kjo fushatë e ka burimin edhe te vet Qeveria, e cila ka dashur dendurisht të na komunikojë neve publikut për gjendjen, përkatësisht pushtetin të cilin e ka trashëguar prej pararendësve të vet”, tha Balaj.
Ai theksoi se këto sulme po bëhen që ta sulmojnë Qeverinë e ta dobësojnë në regjistra të rinj si feja, kultura etj.