Dita e enjte mund të zbardh me borë. Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.
Ai thotë se përsëri nga e premtja mund të ketë ngritje të temperaturave dhe rritje të intervaleve kohore me diell.
“Po na vjen tash një ciklon i ri prej Atlantikut, do të depërtojë deri mbi Ballkan, që është emëruar si stuhia ‘Kaitano’ sipas Agjencionit Meteorologjik Spanjoll”, tha ai, për Klan Kosoca.
“Pastaj kemi sërish kthjellim të motit nga dita e diel”, tha ai.


























