Banorët e rrugës `Xhavit Ahmeti` hasin në probleme pas reshjeve

Banorët e rrugës `Xhavit Ahmeti` në kryeqytet, përpos problemeve të zakonshme me rrugë, për shkak të reshjeve të borës janë përballur edhe me vështirësi në qarkullim.

Prej mengjesit nuk e kam parë dikë që e ka pastruar borën, përpara kanë ardhur nonstop dhe e kanë mirëmbajtur shumë mirë”, tha një banor i kësaj rruge.

Ndërkaq, një qytetar tjetër i cili ishte me makinën e tij duke kaluar në këtë rrugë i tha RTK-së se aty gjithmonë është e vështirë të kalohet, për shkak të gropave dhe mungesës së sinjalistikës për rrezik, e sidomos tani kur ka edhe reshje bore.

Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes të shtuar.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika