Barcelona dje zyrtarizoi blerjen e parë të merkatos së janarit, duke e transferuar Ferran Torres nga skuadra e Manchester City, shkruan KosovaPost.
Megjithatë, Xavi iu ka bërë me dije drejtuesve të Barçës se e dëshiron edhe Alvaro Moratan në këtë afat të merkatos së janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta prestigjioze spanjolle “AS”, ku ka raportuar se Barcelona është interesuar për sulmuesin spanjoll, kjo pasiqë ai është i thyer me klubin e Juventusit që një kohë të gjatë dhe se atij nuk po iu shkojnë fare mirë raportet me trajnerin e kësaj skuadre, Allegri
“Barcelona i është afruar Juventusit për Álvaro Morata, sipas AS por bisedimet nuk janë ende në faza të avancuara. Marrëveshja thuhet se është ‘e komplikuar’. Juventus nuk po e konsideron Depay si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit, siç qëndrojnë gjërat. Dembélé dhe de Ligt nuk janë të përfshirë në këtë histori.”, ka shkruar Fabrizio Romano në Facebook.
Vlen të përmendet se lojtari sulmuesi spanjoll ka shënuar 7 gola, nga 23 paraqitje në këtë edicion,