Barcelona ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Leganesit në kuadër të javës së 31-të në La Liga.
Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë me Barcelonën që nuk po arrinte të krijonte dot as një rast të pastër shënimi.
Vendasit në fakt iu afruan golit pas një kundërsulmi të shpejtë, por Adri Altimira goditi drejt e në duart e portierit Ëojciech Szczesny.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona kaloi në avantazh falë një autogoli të shënuar nga mbrojtësi Jorge Saenz i cili shënoi në rrjetën e portës së tij për 1-0.
Në minutën e 78-të Leganesi shënoi me Dani Raban për të barazuar shifrat, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutë e 82-të sulmuesi Diego Garcia iu afrua seriozisht golit, por topi shkoi pranë shtyllës së portierit polak.
Me këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 70 pikëve dhe mban pozitën e parë në tabelë me shtatë më shumë se Real Madridi në vendin e dytë që ka 63 sosh, por këta të fundit me një ndeshje më pak./