Barcelona ka mposhtur thellë skuadrën e Osasunës në La Liga, ku katalanasit u treguan të pamëshirshëm, ndërsa shënuan plot 4 gola në portën e skuadrës mike.
Blaugranat që në pjesën e parë vendosën edhe fatet e ndeshjes, teksa arritën të shënonin 3 herë, ku Ferran Torres 14’ me penallti i dha avantazhin Barçës, 21’ përsëri Torres do të tunde rrjetën për tu dhënë avantazhin e dyfishtë katalanasve, me Aubameyang 27’ që vendosi edhe vulën e tij në këtë pjesë pasi nuk fali përballë portierit kundërshtarë.
Djemtë e Xavi Hernandez vazhduan dominimin e tyre, teksa duhej minuta e 75-të për të parë një tjetër gol në “Camp Nou” nga Riqui Puig, duke i dhënë fund kësaj sfide.
Për Barçën kjo është edhe fitorja e 4-të rresht, me Sevillën tashmë që ndodhet vetëm 5 pikë larg, me skuadrën e Xavit që ka dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
/f.a/abcnews.al