Veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili jeton në Zvicër ka shfaqur dyshime për procesin e verifikimit të votuesve të diasporës nga ana e KQZ’së. Ai ka thënë se askush nga KQZ nuk u ka telefonuar për të verifikuar saktësinë e aplikacioneve që i ka dorëzuar.
APEL MEDIAVE PËR SENSIBILIZIM
Siç njofton KQZ, votimi nëpërmjet postës fillon nesër, më 2 shkurt 2021.
Përkundër vërejtjeve që kam pasur rreth mënyrës së verifikimit të saktësisë së aplikimeve (nëpërmjet telefonit) unë dhe bashkëshortja ime kemi aplikuar në afatin e paraparë dhe kemi respektuar vendimet e KQZ-së.
Përkundër asaj se në aplikimin tim kam sqaruar se për verifikim mund të më thirrin në numrin e telefonit kur të dëshirojnë nga ora 07:00-23:00, ende askush nuk na ka thirrur në telefon për të verifikuar saktësinë e aplikimeve tona.
Meqenëse kanë mbetur disa orë përpara se të publikohet lista e atyre të cilëve u është aprovuar aplikacioni për të votuar, më kanë lindur dyshime të mëdha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së votuesve nga diaspora.
Kërkoj nga mediat që të sensibilizojnë opinionin publik rreth kësaj çështjeje, përpara se të bëhet vonë dhe të na nxjerrin para aktit të kryer me lista të përzgjedhura.
Me respekt
Bardhyl Mahmutit