Basha: Sakrifica e dëshmorëve testament për brezat që vijnë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt dhe përvjetorit të Epopesë së Jezercit, përcjell KosovaPost.

Në fjalën e tij, Basha tha se kjo ditë lidhet ngushtë me një nga kapitujt më të ndritur të historisë së luftës çlirimtare të UÇK-së, ku në malet e Jezercit u zhvilluan luftime të ashpra kundër forcave serbe, gjatë të cilave ranë heroikisht nëntë dëshmorë.

“Sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për ne sot dhe testament për brezat që vijnë nesër, se liria nuk është dhuratë, por çmim i paguar me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të kësaj toke”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se dëshmorët e kombit do të mbeten përgjithmonë në altarin e lirisë, duke theksuar nderimin dhe respektin për kontributin e tyre.

“Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!”, shkruan Basha.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish