Bashkatdhetarë të cilët i kanë kaluar disa ditë në Kosovë për të festuar me familjarët e tyre për festat e fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë, ndërsa si rrjedhojë janë krijuar kolona të gjata në dy pikë kalime kufitare.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 06:37) bëhet e ditur se në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë pritja për të dalë nga Kosova është 15-20 minuta, dhe kolona ka shkuar deri në 80-100 metra.
Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se tek pikë kalimi kufitar në Merdar pritja për të dal nga Kosova është 20-25 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 60-80 metra.