Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi është deklaruar së fundmi rreth bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë viteve 1989-1999.
Ai thotë se është e rëndësishme që këta persona nuk e kanë më asnjë borxh ndaj agresorit dhe se të tillët duhet që të përqafojnë vlerat e kombit dhe t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë.
“Debati rreth njerëzve të afërt me pushtetin serb 1989-1999. E rëndësishme është se asnjëri nga lojalistët e kohës së okupimit nuk kanë më asnjë borxh ndaj shtetit agresor që ka ik. Ata duhet të pajtohen me këtë fakt dhe duhet të përqafojnë vlerat e kombit të vet në mënyrë që t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë”, tha Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Debati rreth njerzve të afërt me pushtetin serb 1989-1999.
E rëndësishme është se asnjëri nga lojalistët e kohës së okupimit nuk kanë më asnjë borxh ndaj shtetit agresor që ka ik.
Ata duhet të pajtohen me këtë fakt dhe duhet të përqafojnë̈ vlerat e kombit të vet në mënyrë që t’i bashkohen shumicës së qytetarëve të lirë.
Palca e kombit, tani i ka falur të gjithë̈ (përjashto kriminelët) ata që në atë kohë kanë qenë me mëdyshjen dhe nuk i kanë besuar brezit të lirisë.