Shërbimi diplomatik i BE-së, ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me pajtimin e palëve për Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë.
BE-ja ka përgëzuar kryenegociatorët Bislimi dhe Petkoviq teksa deklaron se me marrëveshjen e sotme, kompania ‘Elektrosever’ me pronësi të Serbisë do të furnizojë katër komunat veriore me rrymë bazuar në ligjet e Kosovës.
“Me marrëveshjen e sotme, Elektrosever, një kompani me pronësi serbe e vendosur në Kosovë dhe sipas ligjit të Kosovës, do të fillojë furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore me shumicë serbe. Kjo hap rrugën drejt përfundimit të praktikës aktuale jotransparente dhe të parregulluar”, thuhet në komunikatë.