Komisioni Evropian ka ndryshuar rregulloren për eksportin e vaksinave të prodhuara në territorin e BE, e cila tani mbulon praktikisht të gjitha vendet e treta, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Përendimor, përcjell Kosova Post.
Vendet e Ballkanit Përendimor së bashku me vendet fqinje të BE-së dhe vendet nga sistemi Covac, deri më tani kanë qenë të përjashtuara nga kërkesa për leje të importit të vaksinave të prodhuara në territorin e BE-së.
Komisioni Evropian këmbëngul në faktin se kjo masë “nuk është e drejtuar kundër askujt”, as se vendet fqinje tani janë “në shënjestër”, dhe veçanërisht jo vendet e Ballkan Perëndimor.
“Kjo nuk ka të bëjë me një bllokadë, por në lidhje me arritjen e transparencës kur bëhet fjalë për eksportin e vaksinave nga kompanitë që i prodhojnë ato në territorin e BE.”
“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Komisionin Evropian dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë me kompani farmaceutike për të siguruar dërgesat për rajonin dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti,” thonë nga Komision.
Komisioni Evropian ka prezantuar parimet e reciprocitetit dhe proporcionalitetit si kritere të reja që do të merren parasysh për autorizimin e eksportit nën mekanizmin e transparencës dhe autorizimit për eksportet e vaksinave.
Theksohet se kur miratohet eksporti, do të merret parasysh niveli i vaksinimit, si dhe situata epidemiologjike në një vend të caktuar. Qëllimi i kësaj mase, siç u tha në Bruksel, është t’u sigurojë qytetarëve të BE-së qasje në kohë në vaksinat, njoftoi Tanjug.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fond der Leyen thotë se BE është krenare që është shtëpia e prodhuesve të vaksinave të cilët jo vetëm u dërgojnë qytetarëve të BE por edhe eksportojnë në të gjithë botën.
Në të njëjtën kohë, ajo paralajmëron për valën e tretë të pandemive në vendet anëtare dhe faktin që të gjithë prodhuesit e vaksinave ende nuk po përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale ndaj BE./KosovaPost/