Në një shtëpi në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë të Veriut është bastisur një shtëpi, ku u gjetën dhe sekuestrua një snajperë dhe fishekë.
Poashtu, policia gjatë kontrolli ka hasur edhe në disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje dhe një kamerë vëzhgimi.
“Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 22.01.2025 – 11:35. Me urdhër të prokurorit është bastisur një shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar: një snajper me 14 fishekë, disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave, një radiolidhje, një kamerë vëzhgimi etj. Gjatë bastisjes në shtëpi nuk ka qenë askush. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.