Djegien e veturave me targa RKS në veri vendit gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme, e ka dënuar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyog ka thënë se veprimet e tilla për frikësimin e popullatës, janë të papranueshme.
“E dënoj fuqishëm djegien e veturave të riregjistruara së fundmi me targa RKS në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është për të ardhur keq, i papranueshëm dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar ai.
Szunyog i ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin me shpejtësi përgjegjësit.