“Kur bëhet fjalë për vendime që ndikojnë në Bashkimin Evropian, ato merren nga Bashkimi Evropian, për Bashkimin Evropian, duke përfshirë ato që ndikojnë në autonominë tonë rregullatore, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”
Një zëdhënës i Komisionit Evropian e raportoi këtë në përgjigje të strategjisë së sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, shkruan ANSA.
“Partneriteti transatlantik është unik dhe, si gjithmonë, aleatët janë më të fortë së bashku”, theksoi ai./kp


























