Szunyog ka shkruar se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ.
“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka shkruar në Twitter.
Ai i ka bërë thirrje Kuvendit që të merret me këtë çështje duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve.