Gjatë ditës së djeshme në Bruksel u zhvilluan bisedime të reja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Në këto bisedime nuk pati takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Të dy këta zhvilluan takime të ndara me liderët evropianë, Olaf Scholz dhe Emanuel Macron e Meloni.
Pjesë e takimit ishin edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, si dhe emisari Miroslav Lajçak.
Pas takimit me Kurtin, liderët evropianë zhvilluan takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimeve Borrell tha se puna po vazhdon dhe se për Kosovën dhe Serbinë s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj që del nga dialogu.



























