Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e vë gjithmonë në dukje se është krenare për prejardhjen e saj.
Megjithëse është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleta (emri i vërtetë i artises) është rritur nën frymën dhe kulturën shqiptare.
Ajo herë pas here shfrytëzon rrjetet sociale, për të ndarë me miliona ndjekës të saj fakte apo detaje interesante rreth shqiptarëve.
Së fundmi, Rexha publikoi në InstaStory një video nga European Comedy, të cilët kishin publikuar një këngë popullore të grupit Polifonia, përkatësisht të Naim Krasniqit dhe Ezo Menic.
Kënga titullohet “Telefoni” dhe është një miksim i ritmeve popullore me tringëllimën e famshme të Viber-it.
“Ballkanasit do të bëjnë muzikë nga gjithçka”, shkruhet në videon që 32-vjeçarja ka ndarë me 10.7 milionë ndjekësit e saj në rrjetin socical Instagram.