Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Nëse ka një mesazh që dua ta merrni të gjithë ju nga kjo konventë, është bindja jonë se Kosova mundet ma mirë. Ky është edhe slogani i fushatës sonë “Kosova mundet ma mirë”. Ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë. Ndërsa, unë si kryeministër ju siguroj se do ta bëj këtë”, ka thënë Bedri Hamza.
E në lidhje me këtë përmes një postimi në Facebook ka reaguar veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi.
Ai e quajti këtë deklaratë “Autogol me lot”.
Postimi i plotë
Autogol me lot: ‘Kosova mundet ma mirë’, favorizon VV-në, sepse thotë, mirë është tani, s’ është keq.
‘Sa shumë lot kur Bedriu shqiptoi slloganin’!