Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur, të një “El Clasico”, se një gol fitoreje në minutat e fundit të sfidës.
“Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të dhurojnë spektakël mbrëmjen e kësaj të diele dhe pas një fitoreje të madhe, në çerekfinalet e UEFA Champions League, ndaj Manchester City, kanë mundur sonte në “Bernabeu”, “Katalanasit” e Barcelona, në përballjen e javës së 32-të, të La Liga.
Christensen e Fermin Lopez shënuan për skuadrën e teknikut, Xavi në minutat 6’ e 69’, mirëpo Vinicius Junior, Lucaz Vazques e Jude Bellingham u treguan më të saktë, teksa arritën të shënojnë në minutat 18’, 73’ e 91’ të sfidës, për të mahnitur të pranishmit në “Santiago Bernabeu”, me një festival golash.
Sa i përket renditjes, në tabelën e La Liga, “Galaktikët” e Real Madrid ngjiten në kuotën e 81 pikëve tashmë, duke qëndruar plot 11 pikë larg, nga “Blaugranat” e vendit të dytë, teksa dy fitore fitore në javët e ardhshme, të kampionatit mund t’i dhuronin “Los Blancos”, një tjetër titull kampion, të Spanjës.s.n.