Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, po feston sërish këtë javë, pasi iu dha një çmim nga Shoqata e Shtypit Sportiv të Madridit.
Emilio Butragueno mori çmimin në emër të francezit, i cili më pas postoi me trofeun në Valdebebas të martën, ndërsa reflektonte për vitin e tij të pabesueshëm 2021.
“Jam i lumtur dhe krenar që fitova këtë çmim”, tha Benzema për ‘Real Madrid TV’.