Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër.
Në Shkodër ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” humbi si asnjëherë më parë gjatë 32 viteve të fundit.
Në një konferencë për media, Berisha tha se në Shkodër janë hedhur dhjetëra milionë euro, si dhe qytetarët votuan nën rrethimin e bandave të lidhura me qeverinë.
“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tani, por dhe tonat, e nxirrnin Bardh Spahinë 14 ose 16 pikë përpara. Kurrë, unë nuk tërhiqem përpara bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua nën rrethim nga banditët e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën dhjetëra milionë euro. Jam i bindur se qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë pushtetin e krimi”, tha Berisha.
Lidhur me atë se a do të japë dorëheqje nga posti i të parit të PD-së, Berisha tha se kurrë nuk dorëzohet përpara krimit.