Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, transmeton Kosova Post.
Ai atje pritet të takojë homologun e tij serb, përkatësisht të mandatuarin e Serbisë për procesin e dialogut me Republikësn e Kosovës, P. Petkoviç.
“Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, njofton Qeveria e Kosovës.