Presidenti i ShBA-së, Joe Biden i kërkoi Kongresit të mërkurën të mbajë përgjegjëse Big Tech për përmbajtjet e rrezikshme të shpërndara në mediat sociale dhe të rrisë mbrojtjen e privatësisë posaçërisht për fëmijët, transmeton KosovaPost.
“Miliona të rinj po luftojnë me ngacmimin, dhunën, traumën dhe shëndetin mendor. Ne duhet t’i mbajmë kompanitë e mediave sociale përgjegjëse për eksperimentin që ata po bëjnë mbi fëmijët tanë për përfitime,” shkroi Biden në një shkrim të botuar në Wall Street.
Prokurorët e shtetit po hetojnë ndikimin e mediave sociale tek fëmijët. Kongresi ka thirrur seanca dëgjimore për këtë temë. Dhe shkollat po i bien këmbanave të alarmit.
Shkollat Publike të premten ngritën një padi prej 91 faqesh kundër kompanive që qëndrojnë pas TikTok, Instagram, Facebook, Snapchat dhe YouTube në një gjykatë federale të qarkut.
Distrikti i shkollave publike pretendon se nxënësve u rekomandohet përmbajtje e dëmshme në internet, duke përkeqësuar një krizë të shëndetit mendor dhe kompanitë e mediave sociale po e lejojnë atë të ndodhë.
Ja çfarë duhet të dini për padinë.
Sistemi shkollor akuzon platformat e mediave sociale për rritjen e ankthit dhe depresionit të nxënësve
Shkollat Publike të Seattle pretendojnë se vetë dizajni i këtyre platformave, të cilat synojnë të maksimizojnë sasinë e kohës që përdoruesit shpenzojnë në to, është me të meta dhe të rrezikshme – veçanërisht për fëmijët.