Në të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame e Kosovës, kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve në Haxh.
BIK, njofton se drejt vendeve të shenjta islame do të udhëtojnë 1 mijë e 576 persona.
Tutje njofton Bashkësia Islame se grupi i parë për në Haxh, do të niset më 2 qershor 2024.
“Me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin. Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit”, thuhet në njoftimin e BIK.